photo sec22

Janë hapur aplikimet për programin e vullnetarëve:

Federata Shqiptare e Futbollit ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e Programit të Vullnetarëve, për t’u angazhuar në aktivitete të lidhura me sportin më popullor në Shqipëri, futbollin!
Ekipi i Vullnetarëve të FSHF-së u krijua në vitin 2022 dhe ka si qëllim realizimin me sukses të aktiviteteve të ndryshme futbollistike, por edhe eventeve të tjera madhore të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Të gjithë Vullnetarët do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me ekipet tona profesionale, duke zgjeruar netëork-un, si edhe dijet.

Gjithashtu, Vullnetarët do të jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme, por edhe dhuratave e pajisjeve me certifikata nga FSHF. Të gjithë i dimë emocionet kur shohim një ndeshje, por Programi i Vullnetarëve do ju njohë me magjinë, sfidat dhe arritjet gjatë organizimit të saj. Suksese me aplikimin! Ekipi mezi pret t’ju njohë!

aplikim

Kush mund të aplikojë?

icons8-18-plus-50-1

Aplikantët duhet të jenë mbi 18 vjeç

icons8-undefined-50

Aplikantët duhet të jenë prezent në intervista, trajnime dhe organizime të FSHF-së para eventit

icons8-arena-64 (1)

Aplikantët duhet të jenë prezent në aktivitetet e caktuara nga FSHF në kuadër të përgatitjes për eventin

icons8-location-50

Aplikantët duhet të jenë prezent në ditën e eventit gjatë orarit të paracaktuar për parapërgatitjen, zhvillimin dhe aktivitetet pas ndeshjes

icons8-communicate-50

Aplikantët duhet të kenë nivel të mirë njohjeje të gjuhës Angleze

POZICIONET E LIRA KU MUND TË ANGAZHOHENI

Media

Ekipi i medias është përgjegjës për ofrimin e një game të gjerë shërbimesh duke përfshirë: Akreditimin e gazetarëve dhe fotoreporterëve, përgatitja e vendeve dhe akomodimi i gazetarëve dhe fotoreporterëve, pajisja me jelekë e fotoreporterëve, përgatitja e Flash Zone dhe Mix Zone, konferencat për shtyp përpara dhe pas ndeshjes etj.

Katering
Përgjegjësia Sociale
Match Operation
Menaxhimi i tifozëve

KRONOLOGJI EVENTI

aplikimet

aplikimet

INTERVISTAT

intervistat

NJOHJA ME ROLET

Njohja me rolet

TRAJNIMET

Trajnimet

PAJISJA ME MATERIALET E NEVOJSHME

Pajisja me materialet e nevojshme

Çfarë ofrojmë për vullnetarët?

icons8-tools-64
Pajisjet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës
icons8-internet-48
Zhvillim i network
icons8-training-48
Trajnime
icons8-t-shirt-48
Uniforma
icons8-gift-48
Dhurata
Ulje ne paketat e Vodafone Albania
Zbritje në cdo artikull në dyqanin zyrtar online të F.Sh.F 

FAQ

Pyetjet më të shpeshta me përgjigjet përkatëse, që kanë për qëllim orientimin e vullnetarëve

Programi i vullnetarëve ju jep mundësinë të bëheni pjesë e organizimit dhe mbarëvajtjes së eventeve të ndryshme futbollistike në Shqipëri.

Përfitimet kryesore të pjesëmarrjes në këtë program përfshijnë aftësimin në organizimin dhe mbarëvajtjen e eventeve të mëdha, zhvillimin e netëork dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale, krijimi i mundësive për angazhim të mëtejshëm në botën e futbollit në vend dhe jo vetëm, trajnime të certifikuara dhe letër mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo është mundësia juaj për t’u bërë vullnetar në evente të ndryshme futbollistike edhe nëse nuk keni eksperiencë të mëparshme. Ju duhet të keni dëshirë dhe mundësi fizike. Federata Shqiptare e Futbollit do t’ju ofrojë të gjitha materialet dhe informacionet e nevojshme që kjo eksperiencë të jetë e paharrueshme.

Ju mund të na kontaktoni në format e vendosura online në website, email, numër telefoni, rrjetet tona sociale ose të paraqiteni fizikisht në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja identifikuese, informacione për karrierën profesionale, edukimin dhe angazhimin tuaj vullnetar të mëparshëm. Edhe në rast se nuk keni eksperiencë të mëparshme të angazhimit vullnetar, kjo nuk ndikon në mundësinë tuaj për t’u pranuar si Vullnetar.

Po, të gjithë vullnetarët do të pajisjen me uniforma dhe materiale të nevojshme identifikuese nga Federata Shqiptare e Futbollit.